Kush jemi ne?

Aleancat franceze


Rrjeti i Aleancave francëze është prezent në 134 shtete, me më shumë se 800 Aleanca franceze dhe me mbi 500 000 studentë.

Aleanca franceze ka tre misione:
  • -      Të ofrojë orë të gjuhës frënge për të gjithë studentët
  • -      Të promovojë kulturën frënge dhe atë frankofone
  • -      Të promovojë diversitetin kulturor duke i spikatur të gjitha kulturat




Aleanca franceze - Tetovë


Aleanca franceze në Tetovë është vendi ku është promovuar gjuha frënge dhe këmbimi i kulturës frankofone për më shumë se 15 vite. 
Aleanca franceze në Tetovë është gjithashtu partner i shkollave, universiteteve dhe arsimtarëve të gjuhës frënge në vend dhe rrethinë.
AntarësohuniDëshironi të dini më shumë për gjuhën dhe kulturën frënge? Dëshironi të jeni pjesë e projekteve tona dhe të keni qasje tek biblioteka jonë? Këtu mund t’i gjeni informatat se si të antarësoheni.

Stafi


Drejtorë


Shtator 2014 - : Julie Chamberland
2011 - 2014: Aude Valsesia
2007 - 2011: Paul Chambry
2005 - 2007: Julie Quetier
2004 - 2005: Julie Briand
2001 - 2004 : Benoit Billy


Bordi drejtues


Bordi e përfshin kryetarin, nënkryetarin, sekretarin dhe arkëtarin.
Bordi rizgjidhet çdo katër vjet.

Kryetar aktual (që nga viti 2014):  Bujar Sinani
2013 - 2014 : Afrim Jashari
2005 - 2013: Faton Sherifi
2001 - 2005: Rauf Izeti



Mësimdhënës

Mimoza Ceka
Mimoza Ceka – diplomoi në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Ajo magjistroi në vitin 2016 në Universitetin d’Artois në Francë në ligjërimin e gjuhës frënge si gjuhë të huaj. Mimoza ka punuar në Aleancën franceze si ligjëruese e gjuhës frënge për 10 vite. Ajo punon me të gjitha moshat, por më së shumti me fëmijë dhe të rinj. Ajo përdor lojra gjatë procesit mësimor dhe është përgjegjëse për aktivitetet teatrale. Mimoza gjithashtu punon si arsimtare e gjuhës frënge në shkollën fillore “Liria” dhe si profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Ajo është testuese për DELF (niveli A1 –B2).


Fisnik Shabani
Fisnik Shabani iu bashkangjit stafit mësimdhënës në vjeshtë të vitit 2015. Fisniku ka diplomuar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, por ka studiuar edhe në Francë për dy vite.
Në Aleancën franceze, ai më së shumti punon me studentë dhe të rritur. Fisniku ka marrë pjesë në disa gara në gjuhën ffrënge dhe ka qenë i kyqur në jetën kultutore të Aleancës franceze për disa vite.

Marija Kovaçeviç 

Marija Kovacevic është antare e stafit pedagogjik që nga viti 2011. Ajo diplomoi në fakuletin e letërsisë në Shkup. Para se t’i bashkangjitet Aleancës franceze, Marija ka punuar si profesoreshë e gjuhës frënge dhe angleze në shkollat fillore në rajonin e Negotinës dhe në shkolën e mesme dygjuhësore në Negotinë.
Marija ishte pjesë e një projekti për njohtimin e fëmijëve të vegjël me gjuhën frënge. Ajo ka qenë pjesë edhe e projekteve tjera lokale dhe ndërkombëtare me organizata të ndryshme (Clowns Blans, EquiLibre, KFOR).

Marija është përkthyese zyrtare.

Julie Chamberland
Julie vjen nga Quebec-u (Kanada) dhe stafit iu bashkangjit në vitin 2014. Ajo i mëson të gjitha moshat (fëmijë të vegjël, të rinj dhe të rritur) në të gjitha nivelet. Julie ka ligjëruar në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe në dy vitet e fundit ajo ka marrë pjesë në disa trajnime mbi metodat e të mësuarit të gjuhës frënge dhe përdorimit të mjeteve digjitale gjatë mësimdhënies.


Vullnetarët dhe nxënësit

Stafi pedagogjik është i kompletuar nga vullnetarë dhe nxënës nga vendi dhe nga Franca. Ne i kemi mirëpritur tre vullnetarë francezë të cilët e kanë ndarë pasionin e tyre për gjuhën dhe kulturën frënge me nxënësit dhe mësuesit e Aleancës franceze.

Elodie Marolles, Carolyn Perron, Marion Toulgoat


Partnerët tanë