Jeta kulturore

Aleanca franceze në Tetovë është qendër e jetës kulturore të Pollogut dhe fole e kulturës


frankofone. 
Këto janë shembuj të ngjarjeve kultutore të organizuara nga Aleanca franceze:


Fête de la musique


Që nga viti 1982, Fête de la musique organizohet në Francë dhe nëpër botë (në më shumë se 700 qytete jashtë Francës) me 21 qershor të çdo viti.
Qëllimi i këtij manifestimi është të festohet per muzika e gjallë, këngëtarët dhe stilet e llojllojshme të muzikës.
Rregullat gjatë këtij manifestimi:  mundësi për të gjithë për tu shprehur nëpërmjet muzikës, pa marrë parasysh njohurinë e tyre mbi muzikën/ jashtë- në rrrugë / vullnetarizmi ëshë themeli i kësaj ngjarjeje, duke përfshirë muzikantët dhe organizatorët
Aleanca franceze e organizon Fête de la musique në Tetovë për gati 10 vite, së bashku me partnerët e saj (LOJA, Shkolla e muzikës në Tetovë, Këndi amerikan).



Beaujolais nouveau


“Beaujolais” është lloj vere që prodhohet në Francë, në një rajon me të njejtin emër. Për vite me rradhë, arrdhja e kësaj vere festohet në të enjten e tretë të nëntorit, në disa shtete. Pas kësaj date, kjo lloj vere mund të shitet oficialisht në treg.
Aleanca franceze e ruan këtë traditë dhe çdo vit organizon mbrëmje degustimi për ta festuar arrdhjen e Beaujolais nouveau.



Mbrëmjet frankofone "café francophone"

Një herë në muaj, antarët dhe vullnetarët e Aleancës franceze organizojnë mbrëmje frankofone në njërën nga kafeteritë partnere në Tetovë. Kjo është një mundësi e mirë për të gjithë folësit dhe adhuruesit e gjuhës frenge nga regjioni për tu mbledhur dhe për të bisduar për kulturën franceze. Gjithsesi, në meny është edhe muzika franceze!



Cinéclub

Në partneritet me organizatën LOJA dhe me Institutin francez në Shkup, një herë në muaj lëshohet një film francez me përkthim në gjuhën shqipe dhe maqedone. Ky Cinéclub francez është në kuadër të “Pocket Cinema” që mbahet çdo të enjte mbrëma në organizatën LOJA. 


Kampe frankofone

Aleanca franceze në Maqedoni (Tetovë dhe Manastir) çdo vit iu mundëson 30-40 fëmijëve pjesëmarrje në kampin frankofon. Tema ndryshon nga viti në vit që t’ju mundësojë pjesëmarrësve me prejarrdhje të ndryshme të mësojnë dhe të kënaqen. Pika e përbashkët: gjuha frënge!


Teatri


Aleanca franceze ofron puntori teatri për fëmijë dhe të rinj për disa vite me rradhë. Çdo javë mbahen aktivitete dhe prova teatrale me qëllim që fëmijët të jenë të përgatitur për shfaqje në fund të vitit shkollor.

Në qershor të vitit 2016, performuesit e rinj të Aleancës franceze e morrën vendin e parë në garat Kombëtare të teatrit frankofon. 


Njohtimi i më të vegjëlve me gjuhën frenge


Mundësi për më të vegjlit (3-6 vjеt) të vijnë në kontakt me gjuhën frenge derisa zbaviten. Lojra, këngë dhe mënyra kreative për ta mësuar frëngjishten. Mënyrë e mire për t’i përgatitur për të ardhmen.


Aktivitete pedagogjike dhe kulturore

Kоhë pas kohe, Aleanca franceze organizon aktivitete për nxënësit dhe antarët e saj. Aktivitetet varen nga interesat e pjesëmarrësve, por gjithçka është e mundur: nga ngjitja në mal deri tek karaoket. Në frëngjisht, kuptohet!