Të dhëna mbi konkursin

Të dashur miq,

Aleanca Franceze e Tetovës merr pjesë në edicionin e 7-të të konkursit ndërkombëtar të fotografisë, të organizuar nga Fondacioni Aleanca Franceze.

Tema e e garës, këtë vit është : «Moda dhe kodet e veshjes »

Veshja për të shprehur shijen, si dëshmi e përkatësisë, për tu dalluar …Veshje tradicionale, kostume festash, manifestimesh, sporti, religjioni, etj … ka po aq mënyra për tu veshur, shprehur brenda kontekstesh të prera ( gjenerata, gjinia, mosha, gjeografia, historia …)
Jini origjinal si në përmbajtjen e fotografisë ashtu edhe për foton-vetë !!!

Për tu bërë pjesëmarrës, na vizitoni në Aleancë apo na dërgoni dy kopje elektronike të rezolucionit të lartë në në adresën :aftetovo@gmail.com

DATA E FUNDIT E PJESËMARRJES: 21 QERSHOR.

Shënim : Konkursi dhe  thirrja për Juri i u adresohen personave të rritur (18 vjet e më shumë), vendas të Maqedonisë.

Veshja mund të shpreh edhe një aspiratë estetike aq sa edhe shoqërore.